Vuçiç vihet në siklet pasi e zuri kolla për disa sekonda: Nuk është koronavirus

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç teksa ka qenë përballë gazetarëve ka kaluar një moment të sikletshëm.

Ai është kollitur për disa sekonda pasi piu ujë duke i shqetësuar të pranishmit për shkak të situatës me koronavirusin.

Por Presidenti ka pranuar se është kollitur për shkak të ujit.

“Unë vetëm u kollita nga uji, nuk është për tu shqetësuar, nuk është koronavirusi.

E di se shumë do të ishin të lumtur nëse do të ishte një koronavirus, por nuk është”-tha ai.


Shtuar 11.03.2020 15:25