Do të startojë në orën 21:00, në “Estadio Jose Alvalade” të Lisbonës, sfida çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Atletico Madrid.
Pritet një përballje tepër e luftuar kjo edhe për shkak të formulës speciale. Ndryshe nga herët e tjera, këtë sezon, ndeshjet ccerekfinale do të jenë me 1 takim dhe do të zhvillohen të gjitha në Portugali.
Skuadra e Diego Simeones, vjen si favorite në letër, për shkak edhe të eksperiencës në këtë kompeticion prestigjioz, ndërkohë që nga krahu tjetër, gjermanët e Leipzig, do të luajnë shanset e tyre, për të shkruar historinë.
Kujtojmë që spanjollët në raundin e mëparshëm eliminuan kampionët në fuqi të Liverpulit, teksa gjermanët triumfuan përballë Totenhemit.
Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtarë, ku nuk mungojnë surprizat.