Bënte “kërdinë” me falsifikimin e parave, arrestohet i shumëkërkuari në Lazarat

Pas shumë kërkimeve policia ka arrestuar shtetasin A. A, 52 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Shtetasi ka qenë në kërkim nga policia që prej shkurtit të vitit të kaluar dhe akuzohet për disa vepra penale, ndër to “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka vendosur për të arrestin me burg, ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Gjirokastër/Informacion

Vijon operacioni “Mezhgorani”, vihet në pranga një person i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Mezhgorani”, i finalizuar në muajin shkurt të vitit 2020, u ndalua një prej personave të shpallur në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u kap dhe u ndalua shtetasi A. A., 52 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe  “Falsifikimi i dokumentave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Shtuar 27.03.2021 12:42