Do të startojë në orën 21:00, sfida e kthimit mes Lajpcigut dhe Totenhemit e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Ligës së Kampioneve.
Skuadra e Zhoze Murinjos, do të kërkojë përmbysjen pas disfatës në shtëpi me rezultatin 1-0, përballë gjermanëve të trajnerit Julian Negelsman, i cili po bën namin me skuadrën e tij, duke i surprizuar të gjithë.
Një sfidë tepër delikate kjo mes skuadrës së Lajpcig dhe Totenhem, që pritet të prodhojë spektakël në fushën e blertë. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Vlen për t’u theksuar se portugeze nuk do të ketë në dispozicion lojtarë të rëndësishëm, si Kejn, Son, Sisoko, Bereguijn etj, teksa i është dashur të improvizojë për sa i përket formacionit.
FORMACIONET ZYRTARE:
Lajpcig: Gulakshi, Angelinjo, Upamekano, Halstenberg, Klosterman, Mukiele, Sabitzer, Laimer, Nkunku, Shik, Verner. Trajner: J. Nagelsman
Totenhem: Loris, Alderueireld, Tanganga, Sesenjo, Orie, Dajer, Uinks, Lo Celso, Alli, Lamela, Moura. Trajner: Zh. Murinjo