Masakroi me thikë fqinjin, arrestohet pas 4 ditësh autori (VIDEO)

Pas 4 ditësh ka rënë në pranga shtetasi Rizan Aliu i cili masakroi fqinjin e tij në Kavajë.

Ngjarja bëri bujë pas publikimit të pamjeve video në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Në pamje shihet momenti kur Rizan Aliu qëllon me thikë Besnik Çelmetën.

Në mesazhin që i ka vajt ish-kryeministrit nga nipi i të plagosurit thuhet se policia nuk reagon pasi efektivët e policisë janë miq me agresorin dhe shpeshherë janë parë të pinë kafe në ambientet e lokalit të tij.

Postimi i plotë i Berishës:

Qytetari goditet me thike ne Kavaje!Narkopolicia asnje veprim.Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema Jetoj në Gjermani dhe punoj si Mësues

Para dy ditësh daja im Bensik Çelmeta u godit me thik nga një kriminel që quhet Rizan Aliu . I cili ka ushtruar ne itali aktivitete kriminale me prostituicion dhe me pasurin ilegale ka ndertuar shpi 5 kate pa leje dhe një lokal pa leje ne kavaj .

Ju lutem shifeni vidjon dhe foton dhe ju lutemi bejeni publike si policia e korruptuar e kavajes nuk ben asnje gjë . Personi esht par ne shpin e tij serbes dhe policia pin lafe dit per dit ne lokalin e tij ku para vetem 2 ditesh daja im u gjakos gati per vdekje.


Shtuar 21.09.2020 20:57