Chiara Ferragni shtatzënë për herë të dytë (FOTO LAJM)

Chiara Ferragni është komentuar së fundmi se është në pritje të fëmijës së dytë. Një burim ka konfirmuar për Fanpage.it se blogerja e njohur dhe bashkëshorti Fedez, janë në pritje të fëmijës së dytë.

Megjithatë, dyshja nuk e ka konfirmuar lajmin duke preferuar të mos reagojë. Blogerja nuk e ka mohuar se dëshiron ta zgjerojë familjen e saj, pasi mëmësia e ka bërë atë jashtëzakonisht të lumtur vitet e fundit.

Kujtojmë që çifti i famshëm u bënë prindër për herë të parë në 2018-ën, vit në të cilin kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Ata kanë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Leone.


Shtuar 21.09.2020 13:31