Fenomeni i çuditshëm, bregu i detit në Greqi mbushet me shkumë

Goditja që cikloni po sjell në Greqi ka shkaktuar alarm te banorët.

Në një fshat bregdetar në Itakë, një nga tre ishujt Jon që është goditur nga moti i keq Ianos bregu është mbushur i gjithi me shkumë.

Banorët flasin për një “katastrofë biblike” ndërsa thonë se nuk u besuan syve kur panë plazhin dhe rrugën kryesore të fshatit të mbushura me shkumë. /albeu.com/


Shtuar 18.09.2020 10:06