Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “E Elbasanit” në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas policisë, janë përfshirë në përplasje motorri me drejtues shtetasin K.B., me mjetin me drejtues F.B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.09.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “E Elbasanit” janë përfshirë në përplasje motorri me drejtues shtetasin K.B., me mjetin me drejtues F.B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.