Edhe sot, kuotës prej 300 personash për të kaluar në pikën kufitare të Kapshticës po i afrohet fundit, ndërsa radha e emigrantëve për të kaluar drejt Greqisë është e gjatë.
Kalimi në kufi ka nisur nga pala greke në orën 06:00, ndërsa të parët që kanë hyrë kanë qenë ata emigrantët që kanë mbetur të bllokuar nga një ditë më parë.
Të lidhura
None found
Emigrantët kanë kaluar natën në radhë dhe kalimi i tyre është bërë i mundur vetëm mëngjesin e sotëm pas orës 06:00.
Gjithashtu ka një numër të lartë emigrantësh që janë shtuar në radhë ditën e sotme me shpresën se mund të kalojën ende pa u plotësuar kuota ditore. Janë të shumtë emigrantët që po kthehen pas nga pala shqiptare pasi leja e udhëtimit të tyre e kanë fotokopje dhe jo me bar kod nga agjencitë.
