Publikon fotot me Markun dhe bën “sherr” me ndjekësit, Rudina Dembacaj vazhdon avazin (FOTO LAJM)

Pas çdo foto të Rudina Dembacaj në Instagram tashmë ndjekësit argëtohen edhe me komentet pasi moderatorja nuk përton t’u kushtojë kohën e duhur.

E për më tepër në fotot me partnerin e saj Mark Frrokun ndjkësit sigurohen t’i kujtojnë gjithmonë ish-bashkëshortët duke kuptuar se Rudina pret nga prapa ekranit të telefonit për t’ju kundra përgjigjur.

Kështu ka ndodhur edhe në fotot e fundit me Frrokun, ku çifti ka pozuar në qytetin e Korçës dhe duken mjaft të dashuruar krah njëri-tjetrit.

“Si t’jashmit”, shkruan Rudina dhe komentet pikante nuk kanë vonuar.

“Për sa vjet e ke kontratën me këtë”, komenton dikush ku pavarësisht komenteve ironike Rudina nuk vonon aspak për përgjigjjen:

“Sa ta kemi rrisk plak! Nuk e parashikoj dot. Hë per hë,po e shijoj.”, ja ka kthyer moderatorja./albeu.com/


Shtuar 6.09.2020 09:18