Merr fund makthi për 53 vjeçaren, përndiqej nga një burrë më i vogël

Merr fund makthi i nje gruaje 53-vjeçareje, qe perndiqej prej kohesh nga nje burre me i vogel se ajo ne moshe.

Policia e Dibres ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin E. K., 48 vjeç, banues në Dibër. Ai perndiqte për një kohë të gjatë një 53-vjeçare.

NJOFTIMI

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• E. K., 48 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për vepren penale “Përndjekja”.


Shtuar 2.09.2020 08:07