Pas Serisë A dhe Bundesligës, edhe Premier League pa tifozë

Premierliga pritet të jetë kampionati tjetër i futbollit që do të afektohet nga Coronavirusi/ Covid-19.

Deri më tani kampionate të shumta kanë zhvilluar ndeshje pa tifozë madje ato si ai i Italisë dhe Superligës së Zvicrës janë anuluar.

Premier League së fundmi është kampionati që po synon të marrë masat për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

“Mirror Football” shkruan se ka rritje të frikës dhe klubet e Premierligës do të luajnë pa tifozë.

Raportime të tjera insistojnë se kampionati mund gjithashtu të anulohet.

Mbetet të shihet se cila do të jetë komunikata zyrtare e FA.


Shtuar 9.03.2020 22:58