Bebe Rexha bën gjestin human për Spitalin e Dibrës

Bebe Rexha është një ndër emrat më të njohur me famë botërore, e cila na ka bërë krenarë me talentin e saj. Këngëtarja, e cila festoi së fundmi 32 vjetorin, nuk i ka harruar kurrë rrënjët dhe ka folur gjithmonë me krenari për origjinën e saj.

Këtë gjë e ka treguar së fundmi dhe me gjestin që ka bërë, të cilin e bëri publik në rrjete sociale. Ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës që ka nevojë urgjente për furnizime mjekësore bazë për të ndihmuar pacientët që luftojnë me Covid-19.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët, ju lutem ndihmoni. Spitali në Dibër nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon.”, ka shkruar Bebe krahas postimit.


Shtuar 1.09.2021 12:59