Myrto Uzuni u shfaq optimist në konferencën për shtyp të Kombëtares para sfidës me Poloninë. Sulmuesi i Ferencvarosit në Hungari, sa i përket aspektit personal, u shpreh se është i fokusuar në klubin e tij, ku theksoi se ka mbështetjen maksimale.
“Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve, do të japim maksimumin sepse asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm. A do të shënoj? Kur sulmuesit shënojnë ekipi ka më shumë besim, por të gjithë jemi së bashku dhe nuk e kemi vëmendjen se kush shënon. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar, e vendos trajneri pozicionin tim në sulm.”
Pretendimet e Shqipërisë në grup: “Jemi duke folur për futbollistë të nivelit më të lartë në futboll, mendoj se ne mund të luajmë me çdo kundërshtar. Kur është grupi i njëjtë ne i dimë karakteristikat dhe i dimë lëvizjet e tyre. Hyj në çdo ndeshje për të fituar dhe shpresojmë që do t’ia dalim. Kam shënuar katër herë dhe kam asistuar katër herë në Champions dhe dua që të vazhdojmë këto ritme.”
Ecuria te Ferencvarosi: “Jam i përqendruar tek Ferencvarosi, e mira nuk ka fund, por në këtë klub me kanë përkrahur shumë.”