Rritja e rasteve të reja me Covid-19, sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve: Cilat do të jenë masat shtesë?

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet ditën e sotme për të zbuluar masat e reja që do të futen në fuqi.

Ekspertët janë duke diskutuar për kufizimin e lëvizjes, pasi mutacioni Delta, i cili ka dhe transmetueshmëri të lartë pritet ta përkeqësojë edhe me shumë situatën.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit u shënuan dy viktima dhe 905 raste të reja me Covid-19. Numri i të shëruarve ka shkuar në 132 mijë e 723 që nga fillimi i pandemisë në vend. Po bëhet gati hapja e spitalit Covid-3.


Shtuar 30.08.2021 11:02