Sulmi në Kabul, shefi i policisë afgane: Raketa që ra mbi ndërtesë vrau një fëmijë (VIDEO)

Raketa amerikane që sulmoi një banesë në veriperëndim të aeroportit të Kabulit dyshohet se ka lënë të pajetë edhe një fëmijë civil.

Lajmin e bëri të ditur një shef policie në kryeqytetin afgan.

Rashid, shefi i policisë në Kabul, tha se raketa e cila u godit pak minuta më parë, ka lënë të vdekur një fëmijë.

Disa zyrtarë thonë se sulmi është kryer nga forcat amerikane të cilat synonin të godisnin një militant të ISIS-K./albeu.com


Shtuar 29.08.2021 16:43