Vëmë bast që pjesa më e madhe e juaja e ka një veshje apo akesor me print leopardi në garderobë.
Dhe duke e konsideruar bastin të fitura, na lini t’ju informojmë se krijuesit e stilit duket se e kanë të vështirë të heqin dorë nga ky print, ndaj si shumë e shumë vite edhe këtë sezon ky trend qëndron krenar në fron duke qenë kryefjala e veshjeve tuaja, të paktën deri në pranverën e ardhshme.
Për herë të parë printi leopard njohu shkëlqimin e tij në vitin 1947 kur Christian Dior e përfshiu në koleksionin e tij “New Look”. Qysh prej atij viti ky print nuk njohu kurrë zbehje.