Aksident i rëndë në Tetovë, shoferi me plagë të rënda përfundon në Urgjencë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ndodhi në hyrje të Tetovës.

Siç mëson TetovaSot nga vendi i ngjarjes një person ka përfunduar me plagë të rënda dhe është transferuar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.

Siç mësojmë shoferi ka qenë i vetëm në makinë, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin mbrojtës dhe shtyllën elektrike.

“Ne arriëwm menjëherë dhe nxorrëm shoferin nga vetura, ku nga lëndimet e mëdha shoferi u transferu drejtë në Klinikat e Shkupit” u shpreh Uka Aliti pë TetovaSot.

Ekipet e policisë janë në vendngjare dhe po hetojnë shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.


Shtuar 7.01.2020 20:18