Ja sa afganë do të vijnë sot në mesnatë, do të strehohen në konviktet e “Qytet Studentit”

Dy avionë të tjerë me shtetas afganë do të mbërrijnë mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme, e cila njofton se avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë.

“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndërkohë, pas mesnatës së kaluar erdhi në Shqipëri avioni i parë me 121 shtetas afganë, shumica gra e fëmijë, të cilët janë strehuar në struktura hotelerie në Durrës.

Afganët e evakuuar nga vendi i tyre janë njerëz që i kanë shërbyer qevreisë amerikane, ndërsa pas marrjes së pushtetit nga talebanët iu rrezikohet jeta.

 


Shtuar 27.08.2021 21:14