Itali, 39-vjeçarja dyshohet se tentoi të mbyste vajzën 8-vjeçare; babai e gjeti pa ndjenja

Një 39-vjeçare është arrestuar në Itali, e akuzuar se ka tentuar të mbysë vajzën e saj 8-vjeçare me një kordon gome. Gjendja e fëmijës është shumë e rëndë dhe mjekët nuk japin ende një parashikim për ecurinë e saj shëndetësore.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, rreth orës 18:00, në Marina di Montemarciano, në provincën e Ankonës.

Të lidhura

None found

Familja kishte planifikuar të shkonte në kinema në Senigallia. Babai kishte zbritur i pari dhe po priste në makinë gruan dhe vajzën. Kur ato u vonuan, ai u kthye në apartament.

Në dhomën e saj, babai gjeti vajzën pa ndjenja dhe me shenja cianoze. Pranë saj ndodhej bashkëshortja, në gjendje shoku. Ai preu kordonin e gomës që fëmija kishte rreth qafës, e liroi dhe njoftoi menjëherë urgjencën.

Personeli mjekësor lajmëroi më pas karabinierët, të cilët shkuan në vendngjarje bashkë me ekspertët e policisë shkencore.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit dhe prokurori i Ankonës, Andrea Laurino, 39-vjeçarja pranoi veprimin e saj. Sipas ANSA-s, ajo ishte dukshëm në gjendje shoku dhe thoshte fraza të paqarta, përfshirë “E kanë me mua”.

Informacionet paraprake tregojnë se gruaja, e cila punonte si punonjëse banke, dyshohet se po kalonte vështirësi psikologjike të lidhura me tragjedi familjare të përjetuara në adoleshencë. Dyshohet gjithashtu se kohët e fundit kishte dhënë dorëheqjen nga puna për shkak të shqetësimeve personale dhe ndjesisë se të tjerët nuk e kuptonin.

Megjithatë, sipas medias italiane, ajo nuk kishte shfaqur më parë sjellje që të paralajmëronin një veprim të tillë dhe jeta familjare dukej e qetë.

39-vjeçarja është transferuar në burgun e Pesaros pas arrestimit nën akuzën e tentativës për vrasje.

Vajza 8-vjeçare është shtruar në spitalin pediatrik Salesi. Mjekët do të bëjnë ekzaminime për të parë nëse mungesa e zgjatur e oksigjenit, para se babai ta shpëtonte, i ka shkaktuar dëmtime.


Shtuar më 29.11.2026 17:34

grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet güncel girişgrandpashabet resmi girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet resmi girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobettaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet giriş