Brukseli do të presë sot takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Axhenda zyrtare, e publikuar nga Këshilli Evropian, parashikon mbërritjen e pjesëmarrësve në orën 17:00, ndërsa pritja zyrtare do të zhvillohet në orën 17:40.
Të lidhura
None found
Seanca plenare është planifikuar të nisë në orën 18:00. Pas saj, në orën 19:05, do të realizohet fotografia familjare.
Rreth orës 19:15 pritet të mbahet konferenca për media, ndërsa programi i samitit do të mbyllet me një darkë pune në orën 20:00.
Takimi do të fokusohet te marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.







