Real Madridi kontaktoi dy herë Bayern Munichun gjatë verës së kaluar për Michael Olisen, por jo për të kërkuar transferimin e francezit, siç ishte raportuar në media.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, tregoi gjatë një takimi me tifozët se zyrtarët madrilenë kishin telefonuar për të mohuar zërat që e lidhnin anësorin me një kalim në “Santiago Bernabeu”. Sipas tij, ata theksuan se nuk kishin pasur asnjë kontakt me lojtarin ose përfaqësuesit e tij.
Të lidhura
None found
Në korrik të këtij viti, mediat kishin shkruar se Reali interesohej për Olisen dhe kishte përgatitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për të bindur Bayern Munichun ta lironte.
Eberl pranoi se situata i kishte shkaktuar shqetësim për shkak të mesazheve që merrte për të ardhmen e futbollistit. Ai kujtoi një mesazh që, nga frika se mund të sillte lajme të këqija, fillimisht nuk kishte dashur ta hapte.
Olise vijon të luajë për Bayern Munichun. Drejtuesit e klubit synojnë t’ia zgjasin marrëveshjen aktuale, e cila është e vlefshme deri në vitin 2029.
Presidenti i nderit i bavarezëve, Uli Hoeness, deklaroi se nuk ndihet i shqetësuar dhe se klubi nuk do të nxitojë me negociatat. Sipas tij, gjatë sezonit do të flasin me Olisen për të parë nëse dëshiron ta zgjasë kontratën; në të kundërt, do të presin deri në vitin 2029.






