Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, takoi sot në ministri presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Ajo po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës si presidente dhe komandante supreme të FSK-së.
Maqedonci tha se gjatë bisedës e informoi presidenten për veprimtarinë dhe angazhimet e ministrisë, ecurinë e zhvillimit e modernizimit të FSK-së, si dhe synimet e përparësitë në fushën e mbrojtjes.
Të lidhura
None found
Në një postim në Facebook, ministri bëri të ditur se i uroi Shiroka-Pulës suksese në detyrën e saj dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim e koordinim të vazhdueshëm, me qëllim arritjen e objektivave të përbashkëta për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.





