Nurije Syla, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, është arrestuar nga policia rreth një muaj pas vrasjes së saj.
Ajo dyshohet se ka nxitur vrasjen e Arlindës.
Të lidhura
None found
Arlinda u vra në mbrëmjen e 25 tetorit, në banesën e saj në Vitomiricë. Pak më herët, policia e kishte përcjellë në shtëpi, pasi ajo kishte raportuar dhunë në familje.
Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.
Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlindës, Jeton Syla.






