Rama kritika inspektorëve dhe Policisë: Jo më gjoba në copa letre, regjistër kombëtar për masat administrative, kamera aktive në trup!

Ditën e sotme, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, kryeministri Edi Rama, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave do të jetë plotësisht i gjurmueshëm, me një bazë të unifikuar ligjore dhe identifikim të çdo punonjësi që merr vendimin për gjobitjen.

Sipas Ramës, sistemi i ri u jep mundësi drejtuesve të institucioneve të monitorojnë në kohë reale proceset dhe veprimtarinë e punonjësve të tyre.

Të lidhura

None found

Kryeministri bëri të ditur se, përmes kodeve të përcaktuara, do të ndiqet aktiviteti i inspektorëve në terren dhe sjellja e efektivëve të policisë në raport me qytetarët.

Gjithashtu, sistemi do të mundësojë vlerësimin në kohë reale të situatave kur nevojitet ndërhyrje, ndihmë apo mbështetje.

“E rëndësishme të nënvizohet është se nuk ka më një proces gjobitje pagjurmueshmëri. Një rrjedhë e njëjtë, bazë ligjore e qartë për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat, që jep mundësi për drejtuesit e institucioneve të shohin si në hartë të gjithë proceset dhe sjelljen e burimeve të tyre njerëzore. Hapi tjetër është krijimi i regjistrit kombëtar të gjobave që praktikisht përmbyll një proces jo të lehtë sepse ka qenë një punë e gjatë për të ardhur deri këtu, dua të shtoj që shpejt nis projekti që kemi bërë publik për pajisjen e të gjithë punonjëseve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi që do të jetë gjithë kohës aktive dhe do të jenë pjesë e sistemit të AI qenkemi ndërtuar në qendrën e monitorimit. Me kode të përcaktuara ndiqet aktiviteti i inspektorëve në terren dhe sjellja e efektivëve me qytetarët. Vlerësohen në kohë reale situatat kur është nevoja për ndihmë dhe mbështetje. Gjëja më e rëndësishme është se kjo ngre në një nivel tjetër marrëdhënien e shtetit me qytetarin”, tha ai.

 


Shtuar më 24.11.2026 12:09

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet