Një grabitje tek “Komuna e Parisit” në Tiranë alarmoi policinë e Shtetit.
Grabitja sipas burimeve u krye në një filial të NOA, ku mësohet se një shtetas emri i të cilit ende nuk dihet arriti të marrë në dorë 50 mijë lekë të reja e është arratisur.
Mësohet se shtetasi në fjalë nuk ka qënë i armatosur me armë por në dorë ka pasur një levë me të cilën ka kërcënuar dhe ka arritur të marrë shumën e lekëve.
NJOFTIM I PLOTË:
Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/