Rama: Do të fitojmë sërish Bashkinë e Tiranës, rruga e bashkimit me Europën kalon nga PS

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot Asamblenë e PS-së në Tiranë, ku në fokus janë zgjedhjet vendore dhe gara për kryeqytetin.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh  se Partia Socialiste do të fitojë sërish në Tiranë dhe në shkallë vendi. Ai e cilësoi PS-në si të vetmen forcë politike përmes së cilës, sipas tij, Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Të lidhura

None found

“PS është partia që do ta fitojë Tiranën dhe Shqipërinë sepse është rruga nga kalon bashkimi me Europën”, tha Rama.

Kryeministri i cilësoi alternativat e tjera politike si të rrezikshme për të ardhmen e vendit, duke thënë se ato do të sillnin kaos, konfuzion dhe paqëndrueshmëri.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria është bërë, sipas tij, arenë e një lufte hibride kundër BE-së, përparimit të vendit dhe reputacionit të tij ndërkombëtar.

“PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative në një hapësirë politike ku aleternativat e tjera janë jo vetëm shumë më të dobëta, por seriozisht të rrezikshme për të nesërmen e vendit. Pas çdonjërës prej tyre vjen kaosi, konfuzioni, paqëndrueshmëria që kërcënon Shqipërinë që është e dukshme për këdo që ka sy të shikojë.

PS është partia që do ta fitojë Tiranën dhe Shqipërinë sepse është rruga nga kalon Bashkimi me Europën për këtë kohë kaq të ndërlikuar, Shqipëria jonë e vogël pikërisht se është bërë e madhe është bërë dhe arenë e luftës hibride kundër BE, kundër përparimit, kundër reputacionit tonë të rritur ndërkombëtar.

Pse kalon nga kjo parti rruga e fuqizimit ekonomik të Shqipërisë? Këtë e tregon më së miri pasqyra e buxhetit 2027. Ai buxhet nuk ra nga qielli, nuk e prodhuan as dëshirat tona që i kemi pasur të mëdha që në krye të herës, por s’kemi pasur mundësinë t’i kthejmë në buxhete sepse nuk na e ka lejuar ekonomia e tkurrur, por e ka bërë pikërisht ekonomia shqiptare që është më e fortë”, u shpreh Rama.


Shtuar më 21.11.2026 12:18

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet