Michael Olise, sulmuesi francez i krahut te Bayern Munich, vijon të mbetet një nga emrat më të përfolur të futbollit evropian, ndërsa ofertat për të nuk kanë munguar.
Sipas gazetarit të Sport Bild, Christian Falk, Olise ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Evropës, me Arsenalin dhe Real Madridin që shfaqen mes kandidatëve potencialë për shërbimet e tij.
Të lidhura
None found
Falk mendon se një kalim në La Liga mund të jetë joshës për anësorin francez në rast se ai vendos të largohet nga Bayern Munich, edhe pse gjigantët gjermanë janë të prerë për ta mbajtur atë në skuadër.
Bayern Munich gjithashtu shpreson që Olise të synojë trofe të mëdhenj individualë në Mynih, përfshirë Topin e Artë.
Klubi ka në dorë edhe argumente financiare për të mbështetur qëndrimin e tij, pasi Olise raportohet se fiton rreth 14 milionë euro në vit, ndërsa Harry Kane përfiton 29 milionë euro.
Bayern do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur sulmuesin e krahut, teksa deri më tani ka deklaruar disa herë se lojtari nuk shitet as për 300 milionë euro.








