Aksidenti tragjik, mes 9 viktimave edhe vëllai i bomberit të Liverpool (FOTO LAJM)

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 9 futbollistëve në Guine dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në autobus po udhëtonin 28 persona; 22 lojtarë, 4 anëtarë të stafit dhe shoferi. Autobusi i klubit të futbollit Etoile de Guine është përmbysur në dalje të qytetit të Mamou, teksa po udhëtonte drejt Kankanit, për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit të ri. Në autobus po udhëtonin 28 persona; 22 lojtarë, 4 anëtarë të stafit dhe shoferi

Pas identifikimit të viktimave mësohet se njëri prej tyre është vëllai i yllit të Liverpoolit, Nabi Keita. Almani Keita ishte një prej lojtarëve të këtij ekipi dhe po udhëtonte bashkë me ta, teksa fati ka dashur që ai të jetë në listën e atyre që humbën jetën.


Shtuar 6.03.2020 14:52