Petrova: Fqinjësia e mirë është pjesë e kushteve për anëtarësim në BE

Në një konferencë për shtyp, ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Velisllava Petrova, u pyet nëse Bullgaria do ta mbështesë pa kushte Serbinë në rrugën e saj evropiane dhe cili është qëndrimi i kolegëve të saj evropianë kur bisedojnë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Bullgaria nuk ka pasur kurrë një qëndrim se cilin vend do të mbështeste. Ka kushte dhe ato janë të deklaruara qartë. Për të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e këtyre kushteve. Ky do të jetë një fakt dhe një qëndrim që ne do ta mbrojmë, pavarësisht nga qeveria në Serbi apo në Republikën e Maqedonisë së Veriut,” u përgjigj Petrova.

Të lidhura

None found

Ministrja theksoi se çështja e Maqedonisë po ngrihet gjithnjë e më rrallë nga homologët e saj evropianë, gjë që tregon se qëndrimi i Bullgarisë është i qartë dhe i kuptuar prej tyre.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut rrezikon të humbasë një mundësi nëse nuk e shfrytëzon këtë ‘puls për zgjerim dhe zhvillim’ që është i dukshëm në vende si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia, madje edhe Ukraina. Ky moment do t’i mundësonte hapjen e më shumë kapitujve të negociatave dhe avancimin në rrugën drejt anëtarësimit.

“Shpresoj që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të gjendet vullneti politik që kjo të realizohet,” përfundoi Petrova.


Shtuar më 19.11.2026 09:05

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet