Milani dhe Juventusi vëzhgojnë Benjamin Seskon, kontaktet e para me agjentin e sulmuesit të Man Utd

Interesimi i Milanit dhe Juventusit për sulmuesin e Manchester United, Benjamin Sesko, është bërë i ditur së fundmi, teksa të dy klubet po ndjekin me kujdes ecurinë e lojtarit në Angli.

Gazetari Alessandro Jacobone raporton se përfaqësuesit e të dyja skuadrave italiane kanë hyrë në bisedime me njerëzit e afërt të futbollistit slloven, për të mësuar më shumë rreth mundësisë së kalimit të tij, aspekteve ekonomike dhe formës që mund të merrte një marrëveshje e mundshme.

Të lidhura

None found

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë negociatë zyrtare në vijim e sipër.

Një transferim në merkaton e janarit shihet si skenar i vështirë për t’u realizuar, ndërsa periudha më e mundshme për një kalim të tillë konsiderohet vera e ardhshme.

Edhe burime të afërta me lojtarin duket se po e zbehin mundësinë e një ndarje të hershme nga “Old Trafford”.

Sesko u transferua te Manchester United nga Leipzig për një shifër rreth 80 milionë euro. Në sezonin e kaluar, sulmuesi 21-vjeçar shënoi 11 herë në 30 ndeshje të Premier Ligës, ku katër prej golave i realizoi pasi hyri nga stoli.

Megjithatë, në këtë fillim sezoni ai ka gjetur rrjetën vetëm një herë në katër ndeshje kampionati, gjë që e ka vënë të ardhmen e tij në Manchester nën vëzhgim të shtuar.


Shtuar më 19.11.2026 08:07

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet