Meta paralajmëron konferencë urgjente për mediat

Pas deklaratës të kryeministrit Edi Rama në tëitter lidhur me zgjerimin e BE dhe hapjen e negociatave, ka reaguar dhe presidenti Meta i cili ka njoftuar konferencë për mediat në orën 11:45.

Presidenca bën me dije se “TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 11:45, në një konferencë për mediat”.

Rama shkruante se ” Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”.

“Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian,po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh,as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!”, thotë Rama.


Shtuar 6.03.2020 10:17