Homazhet në nderim të oficerit të Policisë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në aksin Fier-Vlorë, do të mbahen sot nga ora 11:00 deri në 12:00, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Lulaj, 41-vjeç, mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
Të lidhura
None found
Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00, kur automjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonte efektivi, në drejtimin Fier-Vlorë, dyshohet se për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit u përplas me një mjet tip skrep, që drejtohej nga 63-vjeçari Thanas Poçaj.
Përplasja rezultoi fatale për 41-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërsa drejtuesi i skrepit u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes.








