Rruzare e hedhur nga besimtarët godet në sy Papa Leonin gjatë vizitës në Peru

Papa Leoni XIV u godit në sy nga një rruzare e hedhur prej turmës së besimtarëve gjatë vizitës së tij në Peru.

Incidenti ndodhi të hënën, më 16 nëntor, ndërsa kreu i Kishës Katolike po kalonte me automjetin e posaçëm mes njerëzve të mbledhur pranë një baze ajrore në Lima.

Të lidhura

None found

Në fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat shihen rruazat e rruzares teksa shkojnë drejt Papës, i cili pas goditjes prek syrin. Nuk pati shenja se ai ishte dëmtuar dhe programi i vizitës vijoi normalisht.

Gjatë meshës, Papa falënderoi popullin peruan për mikpritjen që i kishte rezervuar gjatë qëndrimit në vend. Ngjarja ndodhi ditën kur vizita e tij në Peru po përfundonte, përpara kthimit në Romë.

Papa Leo XIV njihet për kontaktin e afërt me besimtarët, të cilët i hedhin shpesh objekte që ai t’i bekojë. Më parë, atij i janë dhënë lodra, flamuj dhe madje edhe një picë gjatë një takimi me besimtarët në Romë.


Shtuar më 16.11.2026 20:07

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobet