Wall Street në rënie para rezultateve të Nvidia-s, pasiguria për AI-në rëndon mbi aksionet teknologjike

Tregjet amerikane e hapën javën në rënie, teksa aksionet e Nvidia-s dhe të kompanive të tjera teknologjike u goditën nga pasiguria për të ardhmen e industrisë së inteligjencës artificiale. Investitorët po presin gjithashtu publikimin e rezultateve financiare të prodhuesit të çipave.

Nasdaq Composite humbi 1.4%, S&P 500 ra me 0.8%, ndërsa Dow Jones Industrial Average zbriti me 78 pikë, ose 0.2%.

Të lidhura

None found

Aksionet e Nvidia-s ranë me më shumë se 2%. Humbje shënuan edhe Micron Technology me 6%, Intel me 5% dhe AMD me 4%. Dell Technologies u zhvlerësua me mbi 5%, kurse Oracle me afro 3%.

Nvidia po përballet ndërkohë me vëmendje më të madhe nga autoritetet amerikane. Departamenti Amerikan i Tregtisë ka nisur hapa për të mbyllur një boshllëk ligjor përmes të cilit kompanitë kineze kanë mundur të marrin me qira kapacitetet kompjuterike të Nvidia-s të vendosura jashtë vendit.

Gjatë fundjavës, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, bëri thirrje për një ndryshim të thellë në drejtimin e kompanisë. Ai i kërkoi bordit të shqyrtojë për postin e drejtorit ekzekutiv kandidatë që nuk janë pjesë e strukturave aktuale.

Rezultatet financiare të Nvidia-s për tremujorin e tretë pritet të dalin të martën, pas mbylljes së tregut. Analistët parashikojnë që si të ardhurat, ashtu edhe fitimet të jenë rritur me afro 100% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Për investitorët, rëndësi do të kenë edhe sinjalet e drejtuesve mbi kërkesën për infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe mbi aftësinë e kompanisë për të mbajtur ritmet e tanishme të rritjes. Ata po ndjekin gjithashtu debutimin e pritshëm të Anthropic në tregjet financiare, që mund të ndikojë në pritshmëritë për sektorin.

Shqetësimi për vlerësimet e larta të kompanive teknologjike është pasqyruar edhe në objektivat e bankave për aksionet e Nvidia-s. Mizuho e uli objektivin nga 250 në 220 dollarë, ndërsa UBS nga 300 në 240 dollarë. Të dyja institucionet, megjithatë, i mbajtën rekomandimet pozitive për aksionet.


Shtuar më 16.11.2026 19:49

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobet