Irlanda do të luajë pa kapitenin Nathan Collins kundër Kosovës të martën, në kuadër të Ligës së Kombeve. Mbrojtësi është larguar nga grumbullimi dhe është kthyer te Brentford për ekzaminime të tjera mjekësore.
Këtë e konfirmoi të hënën përzgjedhësi irlandez Heimir Hallgrimsson. Ai sqaroi se Collins i është nënshtruar një skanimi në Dublin, pas të cilit është vendosur kthimi i tij te klubi. Jimmy Dunne do të zërë vendin e kapitenit në listën e skuadrës.
Të lidhura
None found
Collins dëmtoi gjurin në fund të takimit të së shtunës në Linz, ku Irlanda u mund 1-0 nga Austria. Pas ndeshjes, Hallgrimsson kishte paralajmëruar se futbollisti do të kryente kontrolle mjekësore.
Mungesa e tij i heq Irlandës një nga lojtarët kryesorë të mbrojtjes. Në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Collins ka luajtur vetëm në një prej gjashtë ndeshjeve të skuadrës; ai kishte munguar edhe në grumbullimet e shtatorit dhe tetorit për shkak të një dëmtimi në pulpë.
Saamus Coleman nuk do të jetë pjesë e ekipit si futbollist, pasi vijon të mbajë një rol të kombinuar mes trajnerit dhe ndihmësit. Për James Abankwah, i cili pati ngërçe muskulore ndaj Austrisë, Hallgrimsson tha se është rikuperuar dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Kosovën.
Takimi do të zhvillohet të martën në stadiumin “Aviva” në Dublin. Irlandës i duhet fitorja për të siguruar pjesëmarrjen në plejofin e muajit mars për promovim në Ligën A të Ligës së Kombeve.







