Leon Avdullahu u shpreh i pakënaqur që Kosova nuk arriti të marrë fitoren në përballjen me Izraelin.
Në Prishtinë, “Dardanët” barazuan 0-0 dhe luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Veldin Hoxhës.
Të lidhura
None found
Duke folur për “Klan Kosova” pas ndeshjes, mesfushori tha se kartoni i kuq ndikoi në rrjedhën e lojës. Sipas tij, deri në atë moment Kosova e kishte kontrollin dhe krijoi mundësi, por nuk arriti të shënonte; më pas, skuadra u përqendrua te mbrojtja dhe pati më pak raste.
Avdullahu theksoi se ekipi duhej ta fitonte takimin dhe se ishte shumë i zhgënjyer me rezultatin.
Për të siguruar vendin e dytë, Kosovës i duhet të fitojë në Dublin ndaj Irlandës.






