EMRI/ Aksidenti në Berat, humb jetën një nga të lënduarit

Ditën e sotme në Berat, një makinë doli nga rruga dhe u përplas me një dyqan elektroshtëpiakesh në Berat. Nga aksidenti mbetën të lënduar shtetasit,  Leonard Rrapi 34-vjeç, Abaz Kaballi 60-vjeç, Astrit Veliu 23-vjeç, Tahir Redhi 30-vjeç dhe Robert Sadikaj.

Së fundmi, bëhet e ditur se Leonard Rrapi, që ndodhej në gjendje të rëndë te Trauma në Tiranë, ka ndërruar jetë.

Policia ka vënë në pranga autorin, Ergys Petro, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 

 


Shtuar 23.08.2021 22:09