DETAJET/ Të aksidentuarit në Berat ishin nga Tepelena, si është gjendja e tyre (VIDEO)

Të aksidentuarit në Berat që po qarkullonin sipër trotuarit, ishin të ardhur nga Tepelena dhe pasi kishin zbritur nga mali i Tomorrit, kishin dalë shëtitje në qytet.

Detaje të reja vijnë nga Reparti i Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mbërritën edhe 5 të plagosurit e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit.

Ata ishin banues në fshatin Arëz të Tepelenës dhe menjëherë pas aksidentit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Automjeti tip Benz, me targa AA 021 MS, duke qarkulluar me shpejtësi nga lagjja Mangalem në drejtim të qendrës së qytetit, ka humbur kontrrollin dhe është futur brenda një dyqani me pajisje elektro-shtëpiake. Si pasojë e aksidentit të rëndë janë plagosur 5 shtetasit: Leonard Rrapi 34-vjeç, Abaz Kaballi 60-vjeç, Astrit Veliu 23-vjeç, Tahir Redhi 30-vjeç dhe Robert Sadikaj.

Njëri prej të plagosurve, 30-vjeçari Leonard Rrapi është transportur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 4 të plagosurit e tjerë ndodhen në Repartin e Kirurgjisë së Beratit. Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Ergys Petro, banues në lagjen “Kushtrim” në Berat është plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Beratit, nën mbikqyrjen e forcave të policisë. Burime të policisë bëjnë me dije se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po udhëtonte 26-vjeçari kur humbi kontrrollin e mjetit dhe doli nga rruga./albeu.com


Shtuar 22.08.2021 21:22