Harry Kane, Manchester City gati për “sulmin” e fundit

Manchester City nuk ka hequr dorë Harry Kane  edhe pse anglezi së fundmi u përfshi te skuadra e Tottenham duke marrë edhe disa minuta në ndeshjen e fundit, por sërish e ardhmja mbetet në dyshim.

Sipas “Telegraf”, City po përgatit ofertën e fundit me të cilën synon të bindë “Spurs” për të lënë të lirë Kane.

Mësohet se “citizens” do të ofrojnë 150 milion euro këtë fundjavë pasi oferta fillestare prej 100 milion eurosh dhe një lojtar u refuzua nga presidenti, Daniel Levy.

Ndërkohë Tottenham është shumë pranë transferimit të Adama Traore nga Wolves. /albeu.com/

 

 


Shtuar 23.08.2021 18:10