Nuk doni të vaksinoheni? Mësoni si do ta pini kafen (FOTO LAJM)

Kafja për të pavaksinuarit nuk do të jetë më si më parë.

Kjo sipas të përditshmes Correire della Sera, e cila ka publikuar foton e disa punëtorëve në orarin e pushimit të drekës në Itali.

të bën përshtypje se ata janë të ulur në ambientet e jashtme të një lokali për shkak se nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19 dhe nuk lejohet të futen brenda.

“Pa një pasaportë të gjelbër vaksinimi nuk mund të hyni në kafene: dhe kështu punëtorët e Ikea pa certifikatën e vaskinimit detyrohen të ulen në në hapësirat e jashtme, në dysheme ose në karrige, gjatë pushimit të drekës,” shkruan media e njohur italiane.

Kujtojmë se shume vende në mbarë botën po gjejnë mekanizma të ndryshëm me qëllim për të detyruar popullsinë të vaksinohet./albeu.com

 


Shtuar 23.08.2021 18:13