Vështirësitë e Vinicius Juniorit për të rigjetur nivelin e tij më të mirë nën drejtimin e Jose Mourinhos e kanë shtyrë Real Madridin të nisë një shqyrtim të gjendjes fizike të brazilianit, njofton mediumi spanjoll El Debate.
Në qendër të analizës së klubit, sipas këtij raportimi, është struktura fizike e sulmuesit të krahut. Madrilenët kërkojnë të përcaktojnë nëse ajo ka pësuar ndryshime që mund t’i kenë ndikuar shpejtësinë gjatë lojës.
Të lidhura
None found
Raportohet se edhe vetë Vinicius e pranon se paraqitjet e tij nuk janë në nivelin e dikurshëm. Për të treguar se mund të rikthehet, 26-vjeçari ka në dispozicion një muaj.
Përballjet e vështira në transfertë me Athletic Bilbaon dhe Arsenalin gjatë dhjetorit mund të përcaktojnë vendin që ai do të ketë në skuadër.
Mourinho është i përgatitur ta mbështesë brazilianin në përpjekjet për të rigjetur formën optimale. Megjithatë, në mungesë të përmirësimit, trajneri mund të vendosë të mos e përfshijë në formacion.
Krahas synimit për ta çuar sërish Viniciusin në nivelin e tij më të lartë, Mourinho kërkon që të mos frenohet as zhvillimi i Diomandes, anësorit tjetër të skuadrës.





