Vrasja e Bismark Vinicius, ish-mesfushor i Fortaleza, ka tronditur futbollin brazilian. Ai ishte 36 vjeç dhe humbi jetën pasi u godit me armë zjarri në një lokal të qytetit Natal, në Brazil.
Të shtënat ndodhën në “Bar do Borogodo”, në orët e para të së premtes, më 6 nëntor.
Të lidhura
None found
Mediat braziliane raportojnë se Vinicius po qëndronte në lokal me disa miq, kur mes tij dhe një personi tjetër shpërtheu një konflikt. Sipas dyshimeve fillestare të policisë, përplasja mund të ketë pasur si shkak xhelozinë.
Personi i dyshuar mësohet se fillimisht u largua, për t’u rikthyer më pas me armë dhe për të hapur zjarr drejt të pranishmëve. Nga të shtënat u plagos Bismark, i cili u transportua në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.




