Humbja përballë Dinamos së Zagrebit në Ligën e Evropës ka ngjallur pakënaqësi të forta mes tifozëve të Sunderlandit. Në rrjetet sociale, ata kanë kërkuar që kapiteni Granit Xhaka dhe trajneri Regis Le Bris të largohen nga skuadra angleze.
Përballja e së enjtes mbrëma, e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës, përfundoi me fitoren 2:0 të ekipit kroat në fushën e Sunderlandit.
Të lidhura
None found
Në reagimet pas takimit, mbështetësit ua kanë ngarkuar përgjegjësinë Le Bris dhe Xhakës si për këtë disfatë, ashtu edhe për paraqitjet e dobëta të skuadrës gjatë sezonit aktual.
Ndërsa në Ligën e Evropës numëron dy fitore, Sunderlandi renditet i fundit në Premier League, ku ka arritur të fitojë vetëm një herë.
Tifozët vlerësojnë se largimi i trajnerit dhe i kapitenit tashmë është i nevojshëm. Sipas tyre, Xhaka është shumë larg nivelit që tregoi sezonin e kaluar, gjatë të cilit shkëlqeu.
Mesfushori iu bashkua Sunderlandit vitin e shkuar dhe marrëveshja e tij me klubin zgjat deri në vitin 2029. Këtë sezon, ai ka regjistruar vetëm 1 asistim në 13 ndeshje të zhvilluara.







