Pallati pesëkatësh në Unazën Jugore të Elbasanit, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm që shkaktoi dy viktima dhe disa të plagosur, do të shembet plotësisht. Godina është shpallur e pabanueshme dhe konsiderohet me rrezik për sigurinë e banorëve.
Shpërthimi, që dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi, ka shkaktuar dëme të rënda strukturore në ndërtesë. Dëmtimet nuk kufizohen vetëm në pjesën ku ndodhi shpërthimi, por kanë prekur edhe pjesë të tjera të pallatit, duke e bërë të pasigurt qëndrimin në të. Për shkak të rrezikut që paraqet ndërtesa, është vendosur shembja e plotë e saj.
Të lidhura
None found








