“E djeg” me muzikë popullore, Rudina publikon Markun si asnjëherë (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj është e dashuruar kokë e këmbë me ish deputetin Mark Frroku dhe këtë e tregon shpesh herë në postimet e saj në Instagram. Së fundmi, ka publikuar video teksa partneri i saj ‘e djeg’ duke kërcyer me këmbë popullore së bashku me motrën e saj.

Në pamjet e publikuara, duket se ish deputeti është shumë i lumtur dhe e shijon në maksimum muzikën. Kujtojmë se para disa ditësh, gjatë një ‘arratisjeje’ romantike larg vendit, Marku i ka propozuar për martesë Rudinës.

Gjithçka ka ndodhur në Kapadokia të Turqisë, ku gjithçka ka qenë e përgatitur nga Marku, i cili e ka surprizuar edhe këtë herë partneren. “I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish…

As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë. Ps. I thashë PO!”, shkroi Dembacaj në fotografitë e saj.


Shtuar 1.10.2020 09:11