Donald Trump hodhi poshtë mundësinë që SHBA-ja të rinisë sulmet kundër Iranit pas zgjedhjeve amerikane të mesmandatit. Kur gazetarët e pyetën nëse Uashingtoni do të kryente operacione të tjera ushtarake ndaj Teheranit pas votimeve, presidenti amerikan dha vetëm një përgjigje: “Jo”.
Komentet e tij erdhën pasi mbajti një fjalim në Memorialin e Abraham Linkolnit, në Uashington. Gjatë aktivitetit, Trump foli edhe mbi ecurinë e konfliktit me Iranin.
Të lidhura
None found
Në lidhje me pasojat në tregjet e energjisë, ai pretendoi se Shtetet e Bashkuara po fitojnë përballë Iranit dhe parashikoi ulje të mëtejshme të çmimeve të naftës.
Sipas Trump, nafta ishte zhvlerësuar me 10 dollarë, një lëvizje që ai e cilësoi si rënien më të madhe në histori brenda një dite. Ai shtoi se çmimi do të ulej sërish, duke e lidhur këtë pritshmëri me pretendimin se SHBA-ja po fiton lehtësisht kundër Iranit.
Në tregjet ndërkombëtare, nafta amerikane WTI shënoi një humbje deri në 6.7%, duke u ulur në 97.1 dollarë për fuçi. Një rënie prej 6.7% regjistroi edhe Brent, çmimi i së cilës arriti në 105.86 dollarë për fuçi.
Këto ulje pasuan sinjalet e Teheranit se konflikti mund të zgjidhet në rrugë diplomatike. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, bëri të ditur se qeveria po përpiqet ta zgjidhë situatën nëpërmjet dialogut dhe se Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, i ka dhënë kompetencat e nevojshme për të çuar përpara këtë proces.







