Nong Leng, një golfiste 15-vjeçare, ndërroi jetë të hënën në mëngjes, pasi nuk u mbijetoi plagëve të rënda të marra nga goditja e rrufesë në një fushë golfi në Tajlandë. Në të njëjtin incident u plagos rëndë edhe një 31-vjeçar.
Ngjarja ndodhi të dielën, ndërsa aktiviteti sportiv po vazhdonte pavarësisht stuhisë. Sipas mediave tajlandeze, rrufeja goditi fushën dhe vajza u rrëzua pa ndjenja, pa shfaqur shenja jete. Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë dhe arritën ta reanimonin përmes reanimimit kardiopulmonar (CPR).
Të lidhura
None found
Adoleshentja u dërgua fillimisht në një spital aty pranë, por më pas u transferua në një tjetër për shkak të gjendjes së rëndë. Afërsisht një orë pas goditjes, ajo pësoi atak kardiak. Pavarësisht kujdesit mjekësor gjatë gjithë natës, vajza vdiq të hënën në mëngjes.
Nënën e saj e bëri publike lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe disa fjalë prekëse për të bijën. Ajo njoftoi se babai i Nong Leng po kthehej nga jashtë shtetit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Nong Leng ishte një talent i ri i golfit në Tajlandë. Ajo bënte pjesë në Shoqatën e Golfit për të Rinj të Tajlandës dhe kishte garuar në disa turne rinorë. Në vitin 2026, kishte fituar Kampionatin e Turit Aziatik për të Rinj.








