Hoti dhe Thaçi bisedojnë për vlerat e Luftës Çlirimtare dhe shërbimet sociale në Obiliq

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, u takua me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, për të trajtuar çështje me interes të përbashkët.

Ministria njoftoi se në takim morën pjesë edhe drejtoresha e Kulturës, Ilire Kelmendi-Shema, dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albertina Dedinca. Biseda u përqendrua te nismat e komunës për ruajtjen dhe afirmimin e vlerave të Luftës Çlirimtare.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, Hoti e mirëpriti nismën dhe i informoi përfaqësuesit komunalë për hartimin e bazës ligjore që synon rregullimin e Vlerave të Luftës Çlirimtare. Ai vuri në dukje edhe rëndësinë e çuarjes përpara të këtij procesi.

Pjesë e diskutimit ishin gjithashtu sfidat e mbrojtjes sociale në Komunën e Obiliqit, nevojat e qytetarëve dhe mundësitë për përmirësimin e shërbimeve sociale. Ministria bëri të ditur se u theksua nevoja për bashkërendim mes nivelit qendror dhe atij lokal, me qëllim adresimin e këtyre çështjeve dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.


Shtuar më 2.11.2026 17:32