Veton Elshani merr drejtimin e Departamentit Kufitar në Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur së fundmi ndryshime në strukturën e saj drejtuese. Klan Kosova ka mësuar se Veton Elshani, i cili deri tani ka qenë zëvendëskomandant për rajonin e veriut, nga sot do të drejtojë Departamentin Kufitar.

Sipas burimeve të medias, emërimi i Elshanit në këtë detyrë është pjesë e ndryshimeve që po zbatohen në fillim të nëntorit.

Të lidhura

None found

Riorganizimi vjen pas largimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Ai dha dorëheqjen pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.


Shtuar më 2.11.2026 16:37